Enis Bardhi pritet të largohet nga Levante këtë verë pas katër viteve të kaluara në klub, shkruan Insajderi.
Mesfushori shqiptar ka treguar formë të lartë në La Liga, por duket se do të largohet para fundit të kontratës së tij.
Kontrata aktuale e lojtarit skadon në verën e viti 2022, derisa ka një klauzolë që mund të rinovoj atë deri në vitin 2024.
Vetë skuadra spanjolle ka nxjerrur lojtarin në shitje mesfushorin shqiptar të Maqedonisë së Veriut për të shmangur dënimin nga FFP (Fair Play Financiar).
Me shitjen e Bardhit, Levante synon të arkëtoj 12 milion euro.
Disa klube angleze tashmë kanë shprehur interesim për transferimin e tij, ku disa prej tyre janë Newcastle United dhe Leeds United./Insajderi.com