Milot Rashica ishte afër transferimit në merkaton e verës nga Werder Bremen te Bayer Levekusen, por në fund vushtrriasi 24 vjeçar qëndroi përsëri në Bremen, njofton Insajderi.
Mirëpo, edhe gjërat shkuan keq për anësorin kosovar, pasi është lënduar dhe do të jetë jashtë fushës së blertë deri në janar.
Mungesa e stërvitjeve, si dhe lëndimi që ka pësuar, duket se ka bërë drejtuesit e “aspirinave” të largohen nga interesimi që kishin për Rashicën në verë.
Drejtori Sportiv i Leverkusen, Simon Rolfes, e ka bërë të qartë që nuk është më i interesuar për shërbimet e Rashicës.
“Ne si skuadër konsideronim Rashicën si përforcim ideal për repartin e sulmit gjatë verës, ndërsa tani është një temë e mbyllur. Por, në afatin e janarit ne do të rishikojmë blerje të reja për ekipin”, ishin fjalët e Drejtorit Sportiv Rolfes. /Insajderi.com