Lëvizin trupat amerikane: Kolona është nisur kah kufiri me Irakun

Rreth 40 kamionë me teknikë ushtarake e ka braktisur bazën ushtarake Horeb d-Jeir në Siri dhe është nisur në drejtim të kufirit me Irakun.

Lëvizin trupat amerikane: Kolona është nisur kah kufiri me Irakun

Ushtria amerikane i ka braktisur dy baza në verilindje të Sirisë në drejtim të Irakut, transmeton agjencia shtetërore “Sana”.

Siç pretendohet rreth 40 kamionë me teknikë ushtarake e kanë braktisur bazën ushtarake “Horeb d-Jeir” në provincën Hasek në Siri, dhe është nisur në drejtim të kufirit me Irakun.

Njëkohësisht 50 kamionë tjerë me teknikë ushtarake e ka braktisur bazën e cila gjendet në qytetin Shadadi dhe gjithashtu janë nisur në kufi me Irakun.

Agjencia siriane thekson se një numër i caktuar i kamionëve ka arritur në bazë në Shadad nga juglindja e Sirisë, nga provinca d-Jeir el Zor.

Pretendohet se këto hapa janë “përgatitje për tërheqje përfundimtare të forcave okupuese” por nuk përmenden burimet e këtyre informatave./Insajderi.com.