Lëvizja e javës në kampionatin zviceran nga Edon Zhegrova [Video]

Lëvizja e javës në kampionatin zviceran nga Edon Zhegrova [Video]

Edon Zhegrova sërish ka dhuruar spektakël në Zvicër, përkundër se skuadra e tij u mund dhe ai nuk arriti të lërë gjurmë në takimin e fundit.

Në ndeshjen e fundit në kampionat në Superligën e Zvicrës, Zhegrova me Baselin u mundën nga Luzerni i Idriz Vocas e Shkëlqim Demhasajt, raporton Insporti

Ylli i Kombëtares së Kosovës, në këtë ndeshje e ka “trullosur” një kundërshtar me një lëvizje mjeshtërore të tij, në krahun e djathtë.

Zhegrova shquhet për teknikën e tij dhe shkathtësitë që ka me topin, derisa në ndeshjet e fundit, ai këto lëvizje të tij jo rrallë herë i ka kurorëzuar edhe me gola.

Lëvizjet e Zhegrovës në ndeshjen e Baselit kundër Luzernit mund t’i shikoni më poshtë. /Insporti.com/