
Interi po kërkon me çdo kusht të nënshkruajë me N’Golo Kante nga Chelsea, shkruan Gazzetta dello Sport, njofton Insajderi.
Nevojshëm për ekstra energji në mes të fushës, italianët po e shohin si zgjidhjen e problemeve të tyre përfaqësuesin francez.
Megjithatë, kjo zgjidhje pritet t’u kushtojë jo më pak se 50 milionë euro.
Nëse assesi nuk merret Kante, atëherë alternativat janë Tanguy Ndombele i Tottenham-it, ose Thomas Partey i Atletico Madrid./Insajderi.com