Lewandowski golashënuesi më i mirë në histori të Bundesligës

Lewandowski golashënuesi më i mirë në histori të Bundesligës

Tashmë është zyrtare, Lewandowski është golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesligës, njofton Insajderi.

Polaku shënoi golin e pestë të Bayernit, në ndeshjen që bavarezët e fituan 5-2 ndaj Augsburgut. Me këtë realizim, Lewandowski arrin në kuotën e 41 golave, një më shumë se legjenda gjermane Muller.

Kujtojmë që Lewandowski e barazoi këtë rekord javën e kaluar dhe tashmë hyn në histori. Duke marrë parasysh sasitë e golave që Bayerni shënon dhe faktin që Lewandovski qëndroi për disa kohë i dëmtuar, mund ta tentojë thyerjen e rekordit të vetes vitin e ardhshëm. /Insajderi.com