Sulmuesi polak i Bayern Munchen realizoi një arritje personale historike sonte në fushë kundër Lazio-s. Me golin e shënuar në minutën e nëntë, bomberi i kampionëve të Europës është zyrtarisht golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampionëve, duke parakaluar legjendën e Real Madrid-it, Raul Gonzalez, njofton Insajderi.
32 vjeçari arriti sot në kuotën e 72 golave në Ligën e Kampionëve, ndërsa ish-kapiteni madrilen e mbylli karrierën me 71 gola në këtë kompeticion.
Tashmë, Lewandowski ka plotësisht të drejtë të ndihet krenar pasi ngjitet në podiumin e golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampionëve me Cristiano Ronaldo-n dhe Lionel Messi-n.
Polaku vazhdon të konfirmohet si njëri prej futbollistëve më të mirë aktualisht në Europë. /Insajderi.com
Robert Lewandowski passes Raul to become the third all-time top goalscorer in the Champions League 🌟 pic.twitter.com/tRyN3FkgUV
— B/R Football (@brfootball) February 23, 2021