Lewandowski tregon pse nuk shkoi në Real Madrid

Lewandowski tregon pse nuk shkoi në Real Madrid

Sulmuesi më në formë në Evropë këtë sezon ka folur për Sport Bild në Gjermani, duke treguar detajet dhe arsyen pse asnjëherë nuk arriti të transferohej në Real Madrid.

‘Ka pasur shumë spekulime në atë kohë. Real është një klub i shkëlqyeshëm, sigurisht, unë isha duke menduar për ofertën por unë qëndrova, dhe nuk pendohem. Jam i lumtur në Munih. Unë jam 100% i Bajernit dhe identifikohem plotësisht me të’.

‘Në gusht do të mbush 32 vjeç, por ndihem 27, 28, mbase edhe më pak. Dua të luaj në nivelin më të lartë për shumë vite, do të bëj çmos për ta arritur atë’.

31-vjeçari ka shënuar 240 gola në 289 paraqitje për gjigantët e Bundesligës, 49 prej këtyre sivjet.

Insajderi.com