Lewis Hamilton fiton garën për Çmimin e Madh të Emiglia – Romagna

Lewis Hamilton fiton garën për Çmimin e Madh të Emiglia – Romagna

Piloti i Mercedesit Lewis Hamilton nga Britania është fituesi i garës së 13-të të Kampionatit Botëror të Formula 1, Grand Prix-it Emilia-Romagna, njofton Insajderi.

Në kuadër të garës së trembëdhjetë të sezonit në pistën Imola në Itali, u zhvilluan 63 xhiro në rrugën e gjatë 4.909 metra.

Lewis Hamilton, i cili u nis nga pozicioni i dytë, përfundoi garën në vendin e parë, duke shënuar fitoren e tij të nëntë të sezonit dhe të 93-ën në karrierën e tij.

Shoku i tij i ekipit Valtteri Bottas ishte 5,7 sekonda prapa fituesit dhe përfundoi në vendin e dytë. Në vendin e tretë ishte Daniel Ricciardo nga Renault, i cili ishte 14,3 sekonda prapa fituesit.

Drejt fundit të sezonit 2020 kanë ngelur edhe katër gara, kurse Mercedes siguroi vendin e parë duke arritur shtatë tituj radhazi.

Me këtë, Mercedes theu rekordin e titujve radhazi, të cilin më parë e mbante Ferrari (gjashtë tituj radhazi nga 1999 deri në 2004).

Çmimi i Madh Turk, gara e 14-të e sezonit, do të mbahet më 15 nëntor.

Renditja e pesë pilotëve dhe skuadrave më të mira pas Çmimit të Madh Emilia-Romagna:

Renditja e pilotëve

  1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 282 pikë
  2. Valtteri Bottas (Finlandë): 197
  3. Max Verstappen (Holandë): 162
  4. Daniel Ricciardo (Australia): 95
  5. Charles Leclerc (Monako): 85

Renditja e skuadrave

  1. Mercedes: 479
  2. Red Bull: 226
  3. Renault: 135
  4. McLaren: 134
  5. Racing Point: 134

/Insajderi.com