
Piloti i njohur i Formula 1, Lewis Hamilton është infektuar me koronavirus, njofton Insajderi.
Shtatë herë kampioni i botës rezultoi në analizat e fundit pozitiv me COVID-19. Lajmi u konfirmua nga skuderia britanike Mercedes mëngjesin e sotëm (e marte) nëpërmjet një komunikate zyrtare. Për rrjedhojë, 35 vjeçari nuk do të marrë pjesë në garën e së dielës në Bahrein.
“Skuderia Mercedes-AMG Petronas bën me dije se Lewis Hamilton ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në garën e fundjavës në Sakhir (Bahrejn)”, thuhet në komunikatën e Mercedes.
Tutje, në komunikatë thuhet: “Ai rezultoi negative në 3 testet, ku hera e fundit ishte pasditen e së dielës. Sidoqoftë, ai u zgjua herët sot me simptoma. Pavarësisht shenjave, Hamilton është në gjendje të mirë dhe e gjithë skuadra i uron më të mirën”, shkruhet në komunikatën e Mercedesit. /Insajderi.com