Libri i mbesës së Trump-it thyen rekord në ditën e parë të shitjes

Libri i mbesës së Trump-it thyen rekord në ditën e parë të shitjes

Libri i Mary Trump, mbesës së Donald Trump, ku ajo i “tregon të gjitha” është shitur në shifra marramendëse prej 950 mijë kopjesh brenda një periudhe njëditore, shtëpia botuese Simone dhe Schuster kanë treguar të enjten, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Kjo shifër që përfshinë edhe format jo klasike të librit si e-libër dhe versioni audio i librit, është një rekord i ri për shtëpinë botuese ka thënë kompania.

Libri “Tepër shumë dhe kurrë mjaftueshëm: Si e krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë”, është botuar të martën, dhe flet për Trump-in nga një anë e padëgjuar e tij.

Vetëm dy javë më parë Simon dhe Schuster gëzuan suksesin e një tjetër libri për Trump-in, atë të ish-këshilltarit për Siguri Nacionale të Trump-it, John Bolton.

Libri “Dhoma ku ndodhi”, ka shitur më shumë se 780 mijë kopje në javën e parë./Insajderi.com