Drita vazhdon të jetë në krye të tabelës në Superligën e Kosovës në futboll, duke e rikonfirmuar forcën që ka, pas fitores së lartë në udhëtim te Vushtrria 4:0.
Në start të ndeshjes, Xhevdet Shabani i dha epërsi Intelektualëve, kurse Betim Haxhimusa pas 22 minutave e qoi topin në rrjetën kundërshtare për tu mbyllur pjesa e parë 2:0 për gjilanasit.
Dhjetë minuta para së të mbyllej ndeshja, Astrit Fazliu dhe Kastriot Rexha (penallti) shënuan për fitoren e lartë të Dritës.
55 pikë i ka tubuar skuadra nga Gjilani deri tash në 26 ndeshje.
Insajderi.com