Lideri i Al Qaeda-s vritet në Iran dhe përgjegjësinë nuk po e merr askush

Agjentët izraelitë qëlluan Abu Muhammad al-Masri në rrugët e Teheranit me urdhër të SHBA-së, thanë zyrtarët, por askush - Irani, Al Kaeda, SHBA. apo Izraeli - nuk e ka pranuar publikisht vrasjen.

Lideri i Al Qaeda-s vritet në Iran dhe përgjegjësinë nuk po e merr askush

Udhëheqësi i dytë më i lartë i Al Kaidës, i akuzuar si një nga organizatorët e sulmeve vdekjeprurëse të vitit 1998 ndaj ambasadave amerikane në Afrikë, u vra në Iran tre muaj më parë, kanë konfirmuar zyrtarët e inteligjencës, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Abdullah Ahmed Abdullah, që njihej me nofkën Abu Muhammad al-Masri, u vra me armë në rrugët e Teheranit nga dy vrasës me motor në 7 gusht, përvjetorin e sulmeve të ambasadës.

The American Embassy in Nairobi, Kenya, was bombed in 1998, one of two attacks that day attributed to the Qaeda leader Abu Muhammad al-Masri.

Ai u vra së bashku me vajzën e tij, Miriam, e veja e djalit të Osama bin Laden, Hamza bin Laden.

Sulmi u krye nga operativët izraelitë me urdhër të Shteteve të Bashkuara, sipas katër prej zyrtarëve.

Për arsye që janë ende të paqarta, Al Qaeda nuk ka njoftuar vdekjen e një prej udhëheqësve të saj të lartë, zyrtarët iranianë e fshehën atë dhe asnjë shtet nuk ka marrë publikisht përgjegjësinë për vrasjen. /Insajderi.com