Lideri i grupit militant nigerian Boko Haram, Abubakar Shekau, dyshohet se ka kryer vetëvrasje, kanë thënë militantët rivalë islamistë në një audio incizim, transmeton Insajderi.
Sipas ‘BBC’, në audion e siguruar nga agjencitë e lajmeve, grupi Iswap ka thënë se Shekau ka vdekur pasi ka detonuar eksplozivin në trupin e vet pas luftimeve mes dy grupeve.
“Shekau ishte raportuar se ka vdekur edhe muajin e kaluar dhe është raportuar i vdekur edhe më herët”, ka shkruar kjo media.
Boko Harami nuk e ka konfirmuar vdekjen e Shekaut e po ashtu edhe Qeveria e Nigerisë nuk e ka konfirmuar këtë.
Çfarë tha incizimi?
“Në regjistrimin audio pa datë, një zë që mendohet të jetë ai i udhëheqësit të Iswap Abu Musab al-Barnaëi tha se Shekau “vrau veten menjëherë duke shpërthyer një eksploziv”, thuhet më tej në artikullin e publikuar./Insajderi.com