Lideri i një sekti korean arrestohet si shkaktar për përhapjen e virusit

Lideri i një sekti korean arrestohet si shkaktar për përhapjen e virusit

Në Korenë Jugore është arrestuar udhëheqësi i një sekti religjioz që ndërlidhet me përhapjen më të madhe të virusit në vend.

Lee Man-hee, 88, udhëheqë kishën Shincheonji ku më shumë se 5.000 anëtarë janë infektuar të cilët përbëjnë 36 përqind të rasteve me Covid në vend, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Autoritetet e kanë akuzuar atë për fshehje të informacionit për infektim të anëtarëve me Covid-19.

Kisha thotë se z. Lee ishte i brengosur për privatësinë e anëtarëve por nuk ka fshehur informata nga autoritetet.

Lee u arrestua të dielën, pas një hulumtimi të rastit. Gjykatësi tha se kishte shenja që provat lidhur me rastin të jenë shkatërruar.

Ai u akuzua për përvetësim të 4.7 milion dollarëve  dhe për mbajtjen e eventeve të pa aprovuara religjioze./Insajderi.com