Lideri kryesor i Hamasit për herë të parë në publik pas konfliktit me Izraelin

Lideri kryesor i Hamasit Ismail Haniyeh është paraqitur sot për herë të parë në publik pas valës më të re të konfliktit me Izraelin këtë javë.

Lideri kryesor i Hamasit për herë të parë në publik pas konfliktit me Izraelin

Haniyeh kishte kaluar në ilegalitet gjatë përshkallëzimit të dhunë dyjavore e cila përfundoi me armëpushim jozyrtar, pretendon AP.

Dhuna ka shpërthyer pasi të hënën herët në mëngjes një raketë është shkrepur nga Gaza dhe e ka goditur një shtëpi në veri të Tel Avivit, duke plagosur shtatë njerëz.

Izraeli u përgjigj me dhjetëra goditje nga ajri në Gaza, ndërsa palestinezët kanë gjuajtur dhjetëra raketa në territor të Izraelit.

“Okupatori izraelit e ka marrë porosinë”, ka thënë Haniyeh dhe i ka bërë thirrje banorëve të rripit të marrën pjesë në protesta masive përgjatë Rripit të Gazës të shtunën me rastin e përvjetorit të parë prej fillimit të demonstratave kundër bllokadës izraelite dhe egjiptiane.

Mediet izraelite kanë transmetuar se Haniyeh ka uruar gjithë ata të cilët kanë ndihmuar që të, siç ka thënë ai, “përfundojë arroganca sioniste në Rripin e Gazës”./Insajderi.com.