Lideri opozitar në Britani kërkon ndryshim sistemi në luftimin e pandemisë

Lideri opozitar në Britani kërkon ndryshim sistemi në luftimin e pandemisë

Kryetari i Partisë Laburiste , Jeremy Corbyn, ka kritikuar qeverinë konservatore në Britaninë e Madhe për menaxhimin e pandemisë, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se,  “Qasja e kësaj qeverie për të luftuar Coronavirus ka qenë një katastrofë. Sot, ata duhet të kishin njoftuar një qasje krejtësisht të ndryshme”.

Corbyn, kërkoi që të ndryshojë sistemi i luftimit të pandemisë pasi sipas tij duhet shumë më shumë gjurmim i rasteve dhe izolim, në të njëjtën kohë të mbrohen vendet e punës.

“Na duhet urgjentisht një sistem i duhur i gjurmimit, gjurmimit dhe izolimit, plus veprime për të mbrojtur vendet e punës dhe jetesën e njerëzve”, ka shkruar ai në Facebook.

Në Britaninë e Madhe ka pasur një rritje të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit. /Insajderi.com