Lideri suprem i Iranit: Emiratet e Bashkuara Arabe tradhtuan botën islame

Lideri suprem i Iranit: Emiratet e Bashkuara Arabe tradhtuan botën islame

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, , pohoi të martën se Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë kryer një tradhti kundër botës Islame duke vendosur lidhje siç e quan ai “regjimin Sionist”.

“Emiratet e Bashkuara Arabe bënë një tradhti ndaj botës së Islamit, kombeve Arabe dhe vendeve të rajonit, dhe gjithashtu ndaj Palestinës,” deklaroi ai, raporton Tehran Times.

“Sigurisht,” vuri në dukje Ajatollah Khamenei, “kjo tradhti nuk do të zgjasë shumë.”

Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë nënshkruar një marrëveshje historike me Izraelin nën administrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump.

Madje, të hënën është zhvilluar takimi i parë për bashkëpunim tregtar. /Insajderi.com