Liderja e Hong Kongut ka porosi për protestuesit: Nuk ka më koncesione

Kryeministrja e Hong Kongut Carrie Lam përsëri të martën ka përjashtuar mundësinë e dhënies së koncesioneve të reja për protestuesit.

Liderja e Hong Kongut ka porosi për protestuesit: Nuk ka më koncesione

Protestuesit tashmë me muaj po protestojnë duke kërkuar plotësimin e pesë kërkesave.

Ata në mes tjerash kërkojnë edhe që lideri i Hong Kongut dhe deputetët të zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, si dhe të zbatohen hetimet e pavarura për veprimet e policisë ndaj protestuesve.

Kërkesa e vetme e cila deri tani është plotësuar është tërheqja e ligjit të propozuar për ekstradimin i cili ishte shkak për fillimin e protestave në qershor.

“Sa i përket kërkesave tjera, duhet t’i përmbahemi disa parimeve të rëndësishme. Nëse kërkesa individuale kërkon nga ne të heqim dorë nga sundimi i ligjit në Hong Kong, nuk mund t’i pranojë këto kërkesa”, ka thënë Cerrie Lam.

Një prej kërkesave të protestuesve është edhe amnistia e 6.000 njerëzve të arrestuar në protesta, transmeton AP.

Lam thotë se kjo as ligjërisht nuk është e mundur.

Gjatë fundjavës është mbajtur një marsh i madh në të cilin, sipas vlerësimeve të organizatorëve, kanë marrë pjesë rreth 800.000 njerëz. Ata kanë bërtitur “Pesë kërkesa, një më pak”.

Lam ka thënë se ky marsh “tregon shumë për liritë të cilat qytetarët e Hong Kongut i gëzojnë”, duke pretenduar se akuzat për kufizimin e lirive nuk janë të bazuar./Insajderi.com.