Liderja e opozitës bjelloruse u drejtohet qytetarëve: Vazhdojeni dhe rriteni protestën

Liderja e opozitës bjelloruse u drejtohet qytetarëve: Vazhdojeni dhe rriteni protestën

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya, ka lutur mbështetësit e saj që të vazhdojnë dhe ta rrisin protestën e tyre përkundër “intimidimit” që po ua bëjnë autoritetet, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Në një video nga ekzili ku po qëndron në Lituani ajo ka thënë; “kërkoj nga ju që të vazhdoni dhe ta shpërndani protestën – mos bini prehë e intimidimit”.

Ajo tha se zgjedhjet e nëntë gushtit u vodhën nga presidenti, Alexander Lukashenko, prandaj ato duhet të ri-mbahen.

Prej ditës së zgjedhjeve protestat në Bjellorusi nuk janë ndaluar.

Gjithsesi, Lukashenko nuk po tregon shenja të zmbrapsjes dhe gjithashtu raportohet për presion të punëtorëve që punojnë në institucione shtetërore që të mos i bashkohen protestës./Insasjderi.com