Liga e Evropës: Këto janë rezultatet përfundimtare të grupeve A-B-C-D-E-F

Liga e Evropës: Këto janë rezultatet përfundimtare të grupeve A-B-C-D-E-F

Kanë mbaruar ndeshjet në grupet A, B, C, D, E dhe F të Ligës së Evropës, ku u caktuan edhe skuadrat që vazhdojnë për raundin tjetër të kompeticionit evropian, njofton Insajderi.

Në grupin A, Roma është mposhtur në Bullgari nga CSKA Sofia 3:1, ndërsa Young Boys ka mposhtur në kohën shtesë me rezultat 2:1 rumunët e Cluj. Kështu nga grupi A kalojnë Roma si lider dhe Young Boys nga vendi i dytë.

Në grupin B, Arsenal ka mposhtur Dundalk si mysafir 4:2 ,ndërsa Rapid Wien dhe Molde kanë luajtur 2:2, nga ky grup, Arsenal dhe Molde kalojnë grupin.

Në grupin C, Leverkusen ka fituar thelle 4:0 ndaj Slavia Prague, ndërsa Hapoel Beer Sheva ka mposhtur minimalisht 10 francezët e Nice. Leverekusen dhe Slavia Prague vazhdojnë garat.

Në grupin D, Lech Poznan  është mposhtur 2:0 nga Rangers, ndërsa Standard Liege dhe Benfica kanë luajtur 2:2. Në këtë grup Rangers dhe Benfica kalojën në fazën tjetër.

Në grupin E, PAOK dhe Granada kanë luajtur pa gola, ndërsa PSV ka fituar bindshëm 4:0 nga Omonia Nicosia. Nga ky grup PSV dhe Granada kalojnë tutje.

Në grupin F, Rijeka ka fituar me përmbysje nga AZ Alkmaar, ndërsa Napoli dhe Sociedad kanë luajtur 1:1. Nga grupi F, Napoli dhe Sociedad shkojnë në fazën e eliminimit direkt. /Insajderi.com