Liga e Kampionëve: Atalanta shënon fitore, Liverpool barazon

Liga e Kampionëve: Atalanta shënon fitore, Liverpool barazon

Kanë përfunduar ndeshjen e të mërkurës mbrëma që kanë filluar nga ora 18:55, ku Atalanta mposht në Holandë ekipin e Ajax, kështu duke siguruar plasmanin në fazën tjetër në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

Golin e vetëm për italianët e shënoi kolumbiani Luis Muriel pesë minuta para mbylljes së sfidës, ndërsa më herët, në minutën e 79-të Ajax kishte mbetur me 10 lojtarë në ndeshje, pasi Gravenberch u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në ndeshjen tjetër në grup, Liverpool ka barazuar si mysafir i Midtjylland me shifrat 1:1. Në minutën e parë, Salah shënoi për epërsinë e anglezëve, teksa në të 62-tën minutë, barazuan vendasit me Scholz nga pika e bardhë.

Në grupin  prin Liverpool me 13 pikë, Atalanta e dyta me 11 sosh, ndërsa Ajax siguron garat në Ligën e Evropës nga vendi i tretë me shtatë pikë. /Insajderi.com