Liga e Kampionëve e vendos të ardhmen e Setien

Liga e Kampionëve e vendos të ardhmen e Setien

Duket se suksesi i trajnerit të Barcelonës, Setien, në Ligën e Kampionëve, do të jetë po ashtu edhe fati i tij, nëse ai do të vazhdojë të mbetet trajner i klubit nga Katalonia, edhe për sezonin e ardhshëm.

Mediumi i afërt me klubin e Barcelonës, Sport, ka shkruar se Setien është i vetëdijshëm se e ardhmja e tij, varet nga Liga e Kampionëve, pas dështimit të tij në La Liga, transmeton Insajderi.

Setien ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022, por kjo kontratë shumë lehtë mund të shkurtohet, pasi bordi i klubit, tanimë e ka në opsion shkarkimin e tij./Insajderi.com.