Liga e Kampionëve edhe sonte ka dy super ndeshje

Liga e Kampionëve edhe sonte ka dy super ndeshje

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e tjera të çerek finales së Ligës së Kampionëve. Bayern Munich vs Chelsea dhe Barcelona vs Napoli, janë dy super ndeshjet për sonte.

Chelsea udhëton drejt Gjermanisë, për të bërë të pamundurën, pasi në ndeshjen e parë, ata humbën me rezultat 3 me 0, në Stamfod Bridge, njofton Insajderi.

Napoli udhëton për tek Barcelona, për të bërë ndonjë befasi, pasi rezultati i ndeshjes së parë, i jep luksin për të shpresuar dhe për të ëndërruar një kualifikim në gjysmë finale.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00./Insajderi.com.