Liga e Kampionëve: Ekipet që janë kualifikuar dhe data kur do të hidhet shorti

Liga e Kampionëve: Ekipet që janë kualifikuar dhe data kur do të hidhet shorti

Tashmë po afron edhe fundi i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, me vetëm dy ndeshje të mbetura.

Këtë javë do të zhvillohen ndeshjet e pesta në fazën e grupeve të edicionit 2017-18, dhe tashmë dihen disa prej skuadrave që do të progresojnë tutje.

32 skuadrat kanë filluar garën në fazën e grupeve, derisa do të jenë vetëm 16 që do të jenë pjesë e shortit, që do të hedhet pasi të kenë përfunduar ndeshjet e fundit në grup.

Kur do të hedhet shorti i Ligës së Kampionëve?

Shorti për fazën e 1/8 të finales do të mbahet të hënën, më 11 dhjetor në selitë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Ky short do të fillojë në orën 12 me kohën lokale, dhe fansat do të mund ta ndjekin atë drejtpërdrejt në uebfaqen zyrtare të UEFA-s.

Para ndeshjes së pestë në grup, deri tani kualifikimin e kanë siguruar vetëm katër skuadra.

Ato janë: Paris Saint-Germain, Bayern Munchen, Manchester City dhe Tottenham. /Insajderi