Liga e Kampionëve: Istanbul Basaksehir vs Leipzig, formacionet e ndeshjes

Liga e Kampionëve: Istanbul Basaksehir vs Leipzig, formacionet e ndeshjes

Sonte (të mërkurën) me fillim nga ora 18:55, zhvillohet ndeshja në Stamboll, mes Basaksehir dhe Leipzig, në kuadër të grupit H në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

Për këtë sfidë, gjermanët në Turqi kanë udhëtuar për fitore, ngase me fitore mbajnë gjallë shpresat për të kaluar grupet e Champion-sit, ndërsa turqit, në “Fatih Terim”, kanë mposhtur Manchester United, kështu që Leipzig nuk e llogaritë si transfertë të lehtë.

Me një fitore eventuale, Basaksehir ka gjasa reale për vendin e tretë në grup, pasi ajo pozitë ia siguron vazhdimin e garave në Ligën e Evropës.

Disa çaste para fillimit të ndeshjes, Okan Buruk dhe Julian Nagelsmann, kanë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes.

Basaksehir, luanë me 4-3-3, Gunok; Rafael, Ponck, Skrtel, Mbombo; Kahveci, Ozcan, Turuc; Visca, Demba Ba, Gulbrandsen.

Leipzig luanë me 4-2-3-1, Gulasci; Angelino, Konate, Upamecano, Mukiele; Sabitzer, Kampl; Forsberg, Olmo, Haidara; Poulsen. /Insajderi.com