Liga e Kampionëve: Këto janë rezultatet e të mërkurës mbrëma

Liga e Kampionëve: Këto janë rezultatet e të mërkurës mbrëma

Të mërkurën mbrëma, Liga e Kampionëve ka mbyllur fazën e grupeve për edicionin 2020-2021, ku grupet A, B, C dhe D kanë zhvilluar ndeshjet e tyre të fundit, njofton Insajderi.

Në grupin A, Atletico Madrid ka mposhtur Salzburgun në Austri me shifrat 2:0, me golat e Hermoso (39’) dhe Carrasco (86’), ndërsa Byern në shtëpi ka fituar ndaj Lokomotivës së Moskës po ashtu 2:0.

Në grupin A, Bayern dhe Atletico vazhdojnë garat në Champions, ndërsa Salzburg në Ligën e Evropës.

Në grupin C, Manchester City ka mposhtur 3:0 ekipin e Marseille, ndërsa Porto në Greqi ka fituar 2:0 ndaj Olympiacos.

Nga grupi C vazhdojnë garat në fazën tjetër City dhe Porto, ndërsa ekipi grek në Europa League. /Insajderi.com