Liga e Kampionëve – Manchester City kërkon gjysmëfinalen ndaj Lyon

Liga e Kampionëve – Manchester City kërkon gjysmëfinalen ndaj Lyon

Liga e Kampionëve, vazhdon edhe sante pas formatit të ri, në të cilin luhet vetëm një ndeshje. Manchester City takohet sot me ekipin e Lyon, pasi këta të fundit e befasuan ekipin e Juventus, në 1/8 e finales.

Manchester City, e ka të konfirmuar mungesën e Kun Aguero-s, pasi ky i fundit nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi në gju, njofton Insajderi.

Në anën tjetër, tek ekipi i Lyon, është konfirmuar mungesa e Kone, ndërsa në dyshim për këtë ndeshje, janë Cornet dhe Denayer.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe luhet në Portugali. Fituesi i këtij takimi, takohet në gjysmëfinale me ekipin e Bayern Munich, i cili u kualifikua mbrëmë, duke e mposhtur Barcelonën, me rezultat 8 me 2./Insajderi.com.