
Olympiakos vazhdon formën e mirë nën drejtimin e gjakovarit Besnik Hasi, duke fituar 2-1, me përmbysje ndaj Rijekës.
Grekët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe dominuan kundërshtarët, por e mbyllën pjesën e parë në disavantazh.
Në pjesën e dytë Olympiakos rriti presionin dhe arriti të shënojë dy herë, duke e mbyllur me fitore ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator të Champions League.
Fitore 2-0 arriti edhe Napoli i Elseid Hysajt, ndaj francezëve të Nice. Shkodrani zhvilloi 90 minuta të mira, ndërsa italianët hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Në ndeshjet ë tjera, rezultate pozitive arritën Celtic, që mundi 5-0 Astanën dhe Sevilja, e cila triumfoi 1-2, ndaj Basaksehirit të Cikalleshit, me sulmuesin kavajas që qëndroi në stol.