Liga e Kampionëve: Pas pjesës së parë Real kalon grupet, Inter eliminohet

Liga e Kampionëve: Pas pjesës së parë Real kalon grupet, Inter eliminohet

Janë mbyllur pjesët e para në dy sfidat e grupit B, ku pas pjesës së parë Real Madrid e gjen veten në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Inter nuk kalon as në garat e Ligës së Evropës, njofton Insajderi.

Pas 45’ minutave ta parë, Real Madrid po fiton 2:0 ndaj M’Gladbach me dopietën e Benzema-s (9’-32’), ndërsa skuadra e Conte-s po barazon pa gola në Milano ndaj Shakhtar.

Me barazim, Inter eliminohet, për më tepër nuk kap as Ligën e Evropës. Kështu që, Inter duhet me të gjitha forcat të shënoj gol në pjesën e dytë, në rast se duan kualifikimin në raundin tjetër të Champions-it. /Insajderi.com