Liga e Kombeve, zbulohet grupi i Kosovës dhe Shqipërisë

Liga e Kombeve, zbulohet grupi i Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëria kanë mësuar grupet për Ligën e Kombeve.

UEFA ka konfirmuar ndarjen përfundimtare të përfaqësueseve nëpër grupe për  Ligën e Kombeve. Sipas renditjes së FIFA-së, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C, derisa Kosova pjesë e Grupit D.

Skuadrat që do të jenë pjesë e Ligës C janë: Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Shqipëria, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

Ndërkohë, Kosova do të jetë pjesë e Ligës D, së bashku me Azerbajxhanin, Maqedoninë, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Armeninë, Letoninë, Ishujt Faroe, Luksemburgun, Kazakistanin, Moldavinë, Lihtenshtajnin, Maltën, Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin./Express/