Liga Premier vazhdon edhe sot me 4 sfidat e saj

Liga Premier vazhdon edhe sot me 4 sfidat e saj

Java e 32-të e Premier League, vazhdon edhe sot, me 4 sifdat e saj, 3 prej të cilave kanë filluar nga ora 19:00. Dy sfidat me interesante të ditës së sotme, llogariten të jenë: Arsenal vs Norwich(që ka filluar nga ora 19:00), si dhe sfida e orës 21:15 ndërmjet dy ekipeve nga Londra, West Ham vs Chelsea.

Everton vs Liecester City si dhe Bournemouth vs Newcastle United, janë dy përballjet e tjera, që po ashtu kanë filluar nga ora 19:00.

Kanë mbetur edhe 6 gjiro para se të përfundojë ky sezon në Angli. Gara për kampion ka përfunduar, prandaj lufta e vërtet po zhvillohet në mes ekipeve si Chelsea, Manchester United, Liecester City, Tottenham  e Arsenal për një vend që dërgon në ligën e kampionëve, si dhe lufta për ekzistence nga ekipet si Aston Villa, Norwich, Bournemouth, West Ham e Watford. /Insajderi.com