Liga Unike: Peja mposht Vllazninë, në gjysmëfinale e pret Rahoveci

Liga Unike: Peja mposht Vllazninë, në gjysmëfinale e pret Rahoveci

Skuadra e Pejës është finalistja e dytë e Ligës Unike që po organizohet mes Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e parë historike të Ligës Unike të zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, pejanët e mposhtën skuadrën e Vllaznisë nga Shkodra me rezultat të thellë 73:90.

Vllaznia në këtë ndeshje u paraqit me pesë lojtarë të huaj, ndryshe nga Peja që kishte tre të huaj në përbërjen e saj, por megjithatë as kjo nuk i mjaftoi shkodranëve që të arrijnë deri tek fitorja.

Ndeshja ishte me rivalitet të barabartë vetëm në çerekun e parë, të cilën Vllaznia e mbylli me një pikë epërsi, 17:16, ndërsa më pas kontrolli i lojës kaloi tek pejanët, të cilët e thelluan gradualisht rezultatin për të qenë të qetë në fund të ndeshjes.

Te Peja, Dardan Berisha ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 26 pikë, ndërsa Brandon Walters luajti me double-double prej 23 pikëve e 15 kërcimeve.

Në anën tjetër, te Vllaznia më i dalluari ishte amerikani Jeron Cooper që shënoi 21 pikë e shtatë kërcime.

Me këtë fitore Peja kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike, ku do të takohet me skuadrën e Rahovecit, e cila u kualifikua pas Teuta e Durrësit u tërhoq nga garat.

Ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike luhen më 13 prill në Durrës, ndërsa një ditë më pas në të njëjtin qytet do të luhet edhe finalja dhe ndeshja për vendin e tretë. /Insajderi.com