
Mohamed al Arefe thotë se FIFA duhet t’i ndalojë festimet e lojtarëve të besimit krishterë duke bërë kryqzimin pas shënimit të golit, transmeton Periskopi.
Al Arefe thotë se organizata më e madhe e futbollit duhet të ndalojë këto gjeste.
Al Arefe ligjeron në universiteti religjioz dhe këtë e thirrje e ka bërë nëpërmjet rrjetit të tij social Twitter, në të cilin ka mbi 17.4 milionë ndjekës në llogarinë e tij.
Por, ai është kundërshtuar nga tifozët e futbollit pasi edhe lojtarët të besimit Islam bëjnë gjeste fetare në fushë.
Al Arefe shkroi: ‘Unë kam parë video të atletëve, futbollistëve dhe kur ata fitojnë, ata bëjnë simbole në gjoksin e tyre dhe pyetja ime për FIFA është se a i ndalon këto festime”.
Kritikët iu përgjigjën duke thënë se të njëjtën gjë e bëjnë edhe lojtarët mysliman.
Duke iu referuar futbollistit të Romës, Sultan Alhusini tha: “Mohamed Salaha dhe të tjerët ulën në gjunë për t’u lutur kur shënojë gol dhe askush nuk i ndëshkon ata”.
“Lëre sportin të merret me këtë gjë”.
Ndërkohë kundërthëniet shpërthyen pas pranimit nga Real Madridi që të largojë simbolin krishter nga logoja e tyre në Lindje të Mesme.
Klubi spanjoll, i cili është i sponsorizuar nga kompania ajrore me bazë në Dubai, ‘Emirates Airline’, i prodhon fanelat nga një kompani e regjionit, Marka.
Zëvendës drejtori i Markas, Khaled al-Mheiri tha: “ Ne duhet të jemi të kujdeshëm në këto pjesë të Gjirit, që janë mjaft të ndjeshëm ndaj produkteve që mbajnë kryqin”. /Periskopi/