Ligji i ri në Kanadë u lejon njerëzve që janë duke vdekur të marrin këpurdha psikodelike

Ligji i ri në Kanadë u lejon njerëzve që janë duke vdekur të marrin këpurdha psikodelike

Qeveria kanadeze u lejon njerëzve që vuajnë nga kanceri që në mënyrë legale të konsumojnë këpurdha psikodelike, si pjesë e kujdesit të përfundimit të jetës së tyre.

Psilocybin dhe psilocin, përbërësit aktiv që gjinden në këto këpurdha janë të ndaluara me ligjet kanadeze, përpos nëse është fjala për ndonjë hulumtim klinik, raporton Vice, shkruan Insajderi.

Mirëpo të martën, ministri i shëndetësisë Patty Hajdu, ka aprovuar përdorimin e psilocybin për njerëz me kancer të pashërueshëm.

Kjo është hera e parë që një mundësi e tillë është dhënë për përdorimin e këpurdhave, sipas Therapsil, një OJQ që avokon për terapi me psikodelik për njerëz që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme.

Edhepse nevojiten hulumtime të mëtutjeshme, një studim i publikuar në Journal of Psychopharmacology, tregoi që përdorimi i psilocybin-it te pacientët me kancer ka rezultuar në reduktim të ankthit, depresionit dhe mungesës së shpresës.

Disa vende në Amerikë, përfshirë Denverin dhe Oakland, kanë dekriminalizuar përdorimin e këpurdhave psikodelike. Në Jamaica, ku përdorimi i këtyre këpurdhave është legal, trajtimet me psilocybin janë të qasshme si mënyrë për të u përballur me trauma personale./Insajderi.com