
Liga elitare franceze, Ligue 1, ka konfirmuar një ndryshim të madh në organizimin e këtij kompeticioni, transmeton Insajderi.
Pas një takimi mes drejtuesve të klubeve franceze, “Ligue 1” ka ardhur në përfundim të reduktojë numrin e skuadrave pjesmarrëse në ligën elitare të Francës.
Nga 20 skuadra sa janë prezente në këtë garë, do të reduktohen në 18, duke filluar nga sezoni 2023/24.
Të gjitha klubet kanë qenë pro këtij ndryshimi, përveç skuadrës FC Metz, të cilët votuan kundër./insajderi.com