Sonte me fillim nga ora 18:55, Milan udhëton në Francë për t’u përballur me francezët e Lille, në kuadër të ndeshjes së katërt në grupin H të Ligës së Evropës, njofton Insajderi.
Të dy trajnerët, pak çaste para fillimit të sfidës, kanë bërë publike formacionet zyrtare të takimit.
Christophe Galtier, ka vendosur ta rreshtojë ekipin e tij me skemën 4-4-2, Maignan, Pied, Fonte, Botman, Mandava, Andre, Xeka, Bamba, Luiz Aruajo, David, Yazici.
Në anën tjetër, Bonera që zëvendëson Piolin me koronavirus, në këtë përballje do të luajë me 4-3-3, Donnarumma, Dalot, Gabbia, Kjaer, Hernandez, Bennacer, Tonali, Hauge, Castillejo, Rebic, Calhanoglu.
Pas tre ndeshjeve në grup, kryeson Lille me shtatë pikë, ndërsa Milan ndodhet e dyta me një pikë më pak.
Ndeshjen e parë mes të dyja ekipeve, të zhvilluar në “San Siro”, Lille ka deklasuar Milanin me rezultat të pastër 3:0. /Insajderi.com