Disa oficerë policie janë gjendur përballë një situate të pazakontë, të cilën në fund, e kapërcyen me sukses: ata asistuan në lindjen e një foshnje në autobus, në Argjenti" />

Lind foshnja në autobus, disa policë shërbyen si mami

Lind foshnja në autobus, disa policë shërbyen si mami

Disa oficerë policie janë gjendur përballë një situate të pazakontë, të cilën në fund, e kapërcyen me sukses: ata asistuan në lindjen e një foshnje në autobus, në Argjentinë.

Efektivët kanë ndihmuar nënën e re të sillte në jetë fëmijën e saj aty ku ishte; koha nuk premtonte që të shkuar në spital dhe nëse nuk veprohej shpejt, si nëna dhe fëmija, mund të rrezikoheshin seriozisht.

Bebes, të cilës policët I prenë kordonin ombelikal, prindërit i vunë emrin Milagros, Mrekulli. Ajo peshonte 3.3 kg dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Edhe nëna është shumë mirë, nga sa tregojnë raportet në media, megjithëse në momentet e para pas lindjes u shfaq disi e çorientuar.

Një pasagjer i autobusit filmoi momentin kur policët i kaluan nënës fëmijën në krahë. Kjo ngjarje vjen gati një vit pasi një grua solli në jetë djalin e saj në mes të rrugës në Buenos Ajres. 32-vjeçarja Jessica Leal, ishte rrugës për në spital, kur e përfshinë dhimbje të forta dhe u detyrua të ndalonte për ta lindur fëmijën pikërisht aty ku ndodhej.