Lindon Selahi i shënon gol Feyenoordit në miqësore

Lindon Selahi i shënon gol Feyenoordit në miqësore

Lindon Selahi, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me Willem II, në një miqësore që këta të fundit kanë zhvilluar ditën e sotme me Feyenoord, njofton Insajderi.

Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes së sotme, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Selahi ndryshe nga herët e tjera, këtë herë është lënë jashtë listës së Kombëtares shqiptare nga trajneri Edi Reja, për tre ndeshjet që Shqipëria do të luajë këtë muaj, fillimisht me Andorrën ditën e sotme dhe më pas më Anglinë dhe San Marinon.

Kujtojmë se 22 vjeçari u huazua te Willem në merkaton e janarit, pasi te Twente nuk po gjente shumë hapësira. /Insajderi.com