Lionel Messi ka kërkuar largimin – Carles Puyol e falenderon publikisht

Lionel Messi ka kërkuar largimin – Carles Puyol e falenderon publikisht

Messi i ka bërë të ditur Barcelonës se dëshiron të largohet nga klubi, raporton TyC Sports.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është takuar me trajnerin e ri, Ronald Koeman, por në këtë takim, ai nuk është bindur me planet e klubit për të ardhmen dhe si rezultat, ai ka komunikuar klubit se dëshiron të largohet pas 20 viteve me klubin katalunas, transmeton Insajderi.

Raportohet gjithashtu se, Lionel Messi, ka dërguar me faks, kërkesën për largim nga klubi, të cilën klubi e ka pranuar dhe do t’a shqyrtojë përmes rrugëve ligjore.

Gjërat janë bërë me serioze se sa u duken në fillim, kur ish kapiteni i Barcelonës dhe ish bashkë lojtari i Messi-t, Carles Puyol, ka postuar një në llogarinë e tij në Twitter, një mesazh lamtumirës për argjentinasin.

Për 33 vjeçar-in raportohet se kanë shprehur interesim të madh skuadra si, Inter,  Manchester City, Manchester United e PSG, derisa është lidhur me një transferim në MLS dhe një rikthim tek klubi argjentinas, Newell’s Old Boy./Insajderi.com.