Lionel Messi tregon vesin e tij më të keq

Lionel Messi tregon vesin e tij më të keq

Lionel Messi ka thënë se ka një ves shumë të keq – harxhon shumë kohë duke e përdorur telefonin, transmeton Insajderi.

Në një intervistë dhënë për gazetën spanjolle ’Ole’, Lionel Messi ka treguar shumë gjëra për jetën e tij, ndër të tjerat ai ka thënë se e përdor telefonin nganjëherë më shumë se sa duhet.

“Si të gjithë të tjerët, unë e përdor telefonin tim shumë – gjatë gjithë kohës dhe nganjëherë më tepër se ç’duhet. Në disa raste nuk e kuptoni që thjesht jeni duke mashtruar veten në telefonin tuaj dhe nuk po bëni asgjë. Por kjo është ajo që shumica prej nesh bëjnë sot” – u shpreh Messi.

Argjentinasi e ka mbyllur këtë edicion me Barcelonën, pasi që nuk do të paraqitet në ndeshjen e fundit të sezonit.

Barcelona do të luajë kundër Eibarit në kuadër të xhiros se fundit për këtë edicion në La Liga./Insajderi.com