Për ta fituar lirinë e përkohshme dhe të mbrohet në liri, policit amerikan që vrau George Floyd, i duhet të paguaj hiç më pak se 1.25 milionë dollarë.
Ish-policit amerikan, Derek Chauvin, që e vrau George Floyd, duke i vendosur gjurin në qafë, derisa ishte në detyrë, i është caktuar masë prej 1.25 milionë dollarësh për dorëzani, shkruajnë mediat amerikane, njofton Insajderi.
Chauvin bëri paraqitjen e tij të parë para gjykatës virtualisht, nën pranga dhe i veshur me kostum prej të burgosuri.
Në një dëgjim që zgjati vetëm 15 minuta, prokurori Matthew Frank argumentojë se ashpërsia e opinionit publik kundër Chauvin e shtyu që të vendos për një paraqitje virutale para gjykatës në vend që ta sillte fizikisht të akuzuarin në gjykatë.
Dorëzania për lirimin e policit njëherë ishte 750 mijë dollarë, më pas u rrit në një milion dhe në fund u bë 1.25 milionë.
Chauvin, 44 vjeçar, nga Oakdale, akuzohet për vrasje të shkallës së dytë të paqëllimshme.
Polici ishte burgosur katër ditë pasi kishte vrarë Floyd-in, 46 vjeçarin nga St. Louis Park, me 25 maj.
Chauvin kishte mbajtur gjurin e tij mbi qafën e Floyd derisa ky i fundit e luste që t’ia hiqte duke i treguar me vështirësi se “nuk po mund të marrë frymë”.
Vrasja e amerikanit me ngjyrë ka ngjallur zemërim të madh dhe protesta anë e mbanë Shteteve të Bashkuara fillimisht e më pas në gjithë botën./Insajderi.com