
Mesfushori këmbëshpejtë, Lirim Kastrati dhe mesfushori qendror, Arijan Ademi, kanë fituar Kupën e Kroacisë me skuadrën e tyre, Dinamo Zagreb, njofton Insajderi.
Dinamoja e Lirimit dhe Arijanit arriti deri tek trofeu pasi e mposhti në finale skuadrën Istra 1961 me rezultat 6-3.
Golashënues në këtë ndeshje për Dinamon ishte edhe Arijan Ademi, i cili përveç se ishte golashënues në golin e dytë, bëri asist edhe në golin e parë.
Lirimi në këtë ndeshje u paraqit si zëvendësues duke u inkuadruar në lojë nga minuta 85-të.
Kjo është hera e 17-të në histori që Dinamo Zagrebi e fiton këtë Kupë. /Insajderi.com