
Lirim Kastrati ishte autori i golit të vetëm të fitores te Kosova, në përballjen ndaj Moldavisë, ndeshje që ishte shumë e rëndësishme për moralin e lojtarëve, pasi që 10 ndeshje nuk kishin arritur të shënonin fitore, ndërsa pas ndeshjes, Kastrati u shpreh për mikrofonat e Super Sport Kosova, njofton Insajderi.
“Kam pasur temperaturë gjatë lojës dhe nuk isha mirë. Goli i parë me Kosovën A. Një ndjenjë shumë e mirë në një ndeshje me rëndësi. Jo vetëm unë por gjithë ekipi ka bërë ndeshje të mire”, ishin fjalët e Kastratit pas ndeshjes.
“Çdo kombëtare bën futboll të mirë dhe është vështirë të fitosh një ndeshje. Edhe sot bëra një ndeshje të mirë, kurrë nuk jam i kënaqur me vetën. Duhet të shënoja më shumë. Na është kthyer atmosfera në kombëtare”, përfundoi fjalën e tij sulmuesi i Dinamo Zagreb. /Insajderi.com