Lirohet Agim Ademi

Lirohet Agim Ademi

Është përsëri i lirë.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga mbajtja – me procedurë të rregullt.

Këtë lajm – për Shqip.com, e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“I njëjti pasi është intervistuar nga ana e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të trajtohet”, deklaroi ajo.

Ademi – ishte arrestuar mbrëmjen e kaluar – për shkak të dyshimeve për sulm fizik, ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.

E gjithë kjo “zhurmë” po ndodh – para zgjedhjeve të FFK-së, që do të mbahen me datë 6 prill.

Deri më tani kandidatë zyrtarë për ulësen e kryetarit janë Ademi dhe Gramoz Vokrri. /Insajderi.com