Lista e Malit të Zi për ndeshjen me Kosovën – ky është vendimi për lojtarët serbë

Lista e Malit të Zi për ndeshjen me Kosovën – ky është vendimi për lojtarët serbë

Trajneri i Malit të Zi, Faruk Haxhibegiq, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kundër Bullgarisë dhe Kosovës.

Në listë gjendet edhe sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj, që ishte kapiten kundër Kosovës në qershor në barazimin 1:1.

Megjithatë trajneri i Malit të Zi i ka “dënuar” dy futbollistët serbë: Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, të cilët nuk deshën të luanin kundër Kosovës, duke mos i ftuar fare për dy ndeshjet e muajit tetor.

FOTO: Lista me lojtarët e Malit të Zi