LIVE: Befason Çekia, mposht Holandën dhe kualifikohet në qerekfinale

LIVE: Befason Çekia, mposht Holandën dhe kualifikohet në qerekfinale

Republika Çeke ka mposhtur Holandën me rezultat 2-0 në kuadër të 1/8 së finales të EURO 2020, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë e këtij takimi u karakterizua me lojë shumë më të mirë të holandezëve, të cilët u treguan shumë më kërkues.

Përkundër rasteve, brenda kësaj pjese nuk u shënua asnjë gol.

Pjesa e dytë ishe shumë në ndryshe se ajo e parë.

Pas ndëshkimit me karton të kuq nga Matthijs de Ligt në minutën e 55-të të ndeshjes, intesiteti i lojës së “tulipanëve” ra drastikisht, ku edhe u vërejt lojë më e mirë e çekëve.

Ata arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 68-të të ndeshjes përmes Tomas Holes.

Pastaj 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Patrik Schick dyfishoi epërsinë e çekëve, ku edhe u siguroi atyre kualifikim në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Në qerekfinale tani Republika Çeke do të ketë përball Danimarkën.


Çekia shënon edhe golin e dytë të Holandës

Republika Çeke ka arritur të shënoj edhe golin e dytë kundër Holandës.

Golashënues ishte Patrik Schick në minutën e 80-të të ndeshjes.

Me këtë gol duket se ndeshja për holandezët veç ka përfunduar, dhe qerekfinalisti i radhës do të jetë Çekia.


Çekia kalon në epërsi ndaj Holandës

Republika Çeke ka arritur të kaloj në epërsi kundër Holandës.

Golin e shënoi Tomas Holes në minutën e 68-të.

Deri në këtë minutë të pjesës së dytë më të mirë në fushë janë duke u treguar çekët.


Ndëshkohet me karton të kuq Matthijs de Ligt

Është ndëshkuar me karton të kuq mbrojtësi Matthijs de Light.

Kjo për shkak se supozohet të ketë ndalur topin qëllimisht me dorë.

U desh që ky rast të shikohej në VAR për të marrë vendimin.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë mes Holandës dhe Çekisë

Ka përfunduar me rezultat 0-0 pjesa e parë mes Holandës dhe Çekisë.

Kjo pjesë u karakterizua me dominim të holandezëve, të cilët u shfaqën shumë më kërkues.

Tulipanët krijonin vazhdimisht raste, por fati nuk ishte në anën e tyre, për këtë shkak edhe shifrat mbetën të njejta.

Për dallim nga holandezët, çekët kishin raste të pakta për shënim, të cilat edhe I fituan me anë të kundërsulmeve.


Fillon ndeshja mes Holandës dhe Republikës Çeke.