Belgjika ka siguruar qerekfinalen e EURO 2020, pasi mposhtën Portugalinë me
rezultat 1-0 në kuadër të 1/8 së finales, shkruan Insajderi.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por përkundër kësaj raste më shumë kishin portugezët.
Nga ana tjetër belgëve në këtë pjesë iu desh vetëm një rast serioz për të marr epërsinë.
Ata shënuan në minutën e 42-të përmes Thorgan Hazard.
Në pjesën e dytë të ndeshjes u zhvillua lojë tejet ofanzive nga portugezët, të cilët me çdo kusht kërkonin të ndryshonin shifrat.
Përkundër rasteve të një pas njëshme, ato nuk arritën të finalizoheshin, kështu rezultati mbeti 1-0 në të mirë të belgëve.
Pas kësaj fitore, Belgjika do të ketë përball Italinë në qerekfinale të këtij kompeticioni.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes
Përfundon pjesa e parë mes Belgjikës dhe Portugalisë
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Belgjikës në përballje me Portugalinë.
Kjo pjesë në përgjithësi u karakterizua me lojë të barabart nga të dyja skuadrat.
Përkundër kësaj, raste më serioze për shënim kishin portugezët, por rastet nuk arritën të finalizoheshin.
Belgjika përkundër se nuk rrezikuan shumë portën e Rui Patricios, ata arritën të kalojnë në epërsi tre minuta pa përfunduar pjesa e parë përmes Thorgan Hazard.
Belgjika kalon në epërsi ndaj Portugalisë
Belgjika ka arritur të shënoj golin e parë të ndeshjes përball Portugalisë.
Golin e shënoi Thorgan Hazard në minutën e 42-të të ndeshjes.
Ky është goli i dytë i tij në këtë kampionat evropian.
Fillon ndeshja mes Belgjikës dhe Portugalisë