Kroacia ka arritur të siguroj kalimin direkt në fazën eleminuese të EURO 2020, pasi fitores kundër Skocisë me rezultat 3-1, shkruan Insajderi.
Ndeshja u karakterizua me dominim më të theksuar të kroatëve, të cilët dominonin me posedim të topit dhe me raste gjithashtu.
Golin e parë kroatët e gjetën në minutën e 17-të përmes Nikola Vlasic.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Skocia arriti të barazoj rezultatin përmes Callum McGregor, i cili edhe e dërgoi ekipin e tij në pushimin e pjesës së parë me rezultat të barabartë.
Në pjesën e dytë kroatët ishin shumë më të mirë, pasi nuk pranonin rezultatin aktual të ndeshjes.
Gjatë kësaj pjese ata arritën të shënojnë edhe dy gola tjerë.
Golin e parë të kësaj pjese Luka Modric në minutën e 62-të të ndeshjes, pastaj Ivan Perisic në minutën e 77-të shënoi golin e tretë.
Me këtë fitore Kroacia siguron vendin e dytë në grupin D dhe kalimin tutje./insajderi.com
Kroacia shënon edhe golin e tretë kundër Skocisë
Kroacia ka arritur të shënojë edhe golin e tretë në përballje kundër Skocisë.
Goli u shënua nga Ivan Perisic në minutën e 77-të të ndeshjes.
Perisic shënoi me kokë pas harkimit të Modric nga korneri.
Kroacia rimerr epërsinë ndaj Skocisë
Kroacia ka arritur të rimarr epërsinë ndaj Skocisë.
Goli u shënua nga Luka Modric në minutën e 62-të të ndeshjes.
Deri në këtë minutë të pjesës së dytë, kroatët janë duke zhvilluar lojë më të mirë se skocezët.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes
Përfundon pjesa e parë mes Kroacisë dhe Skocisë
Ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1 pjesa e parë mes Kroacisë dhe Skocisë.
Kjo pjesë u karakterizua me dominim shumë të theksuar të kroatëve, të cilët dominonin si në posedim të topit ashtu edhe në raste.
Ata arritën të shënojnë golin e parë në minutën e 17-të permes Nikola Vlasic.
Minutat tjerë të kësaj pjese u karakterizuan me dominim të kroatëve, të cilët ishin në kërkim të shënonin më shumë gola.
Por, skocezët befasuan kur shënuan pas një kundërsulmi të nisur shpejt tre minuta pa përfunduar pjesa e parë përmes Callum McGregor, i cili edhe e dërgoi ekipin e tij në pushimin e kësaj pjese me rezultat të barabart.
Skocia barazon rezultatin me Kroacinë
Skocia ka arritur të barazoj rezultatin në përballje me Kroacinë.
Golin e shënoi Callum McGregor në minutën e 42-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas një kundërsulmi të nisur shpejt nga skocezët.
Kroacia kalon në erpësi ndaj Skocisë
Kombëtarja kroate ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Skocisë.
Golin e shënoi Nikola Livakovic në minutën e 17-të të ndeshjes.
Deri në këtë minutë kroatët janë duke u treguar shumë më të mirë në fushë se skocezët.
Fillon ndeshja mes Kroacisë dhe Skocisë