Spanja ka arritur fitore me rezultat të thellë kundër Sllovakisë me rezultat 0-5, shkruan Insajderi.
Kjo ndeshje u dominua tërësisht nga spanjollët, si në posedim të topit ashtu edhe në raste.
Në minutën e 11-të të ndeshjes, “Furia e Kuqe” kishte mundësinë të shënontë nga pika e bardhë, por Alvaro Morata nuk u tregua i saktë.
Goli parë erdhi në minutën e 30-të të ndeshjes, pas autogolit të Martin Dubravkas.
Pak pa përfunduar pjesa e parë, spanjollët arritën të shënojnë edhe një herë përmes Aymeric Laportes për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me dy gola epërsi.
Pjesa e dytë e ndeshjes solli dhe tre gola tjerë nga spanjollët.
Goli parë në këtë pjesë u shënua nga Pablo Sarabia në minutën e 56-të të ndeshjes.
Golin e katërt të takimit e shënoi Ferran Torres në minutën e 67-të, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.
Ndërsa për rezultatin final të ndeshjes “u përkujdes” Juraj Kucka, i cili shënoi në portën e vetë për rezultatin final 5-0.
Me këtë fitore Spanja suguron vendin e parë dhe kualifikimin në fazën eleminuese të EURO 2020./insajder.com
Spanja shënon edhe golin e pestë kundër Sllovakisë
Spanja ka arritur të shënoj edhe golin e pestë në përballje me Sllovakinë.
Goli u shënua nga Juraj Kucka portën e tij në minutën e 71-të.
Ky është autogoli i dytë që u shënua në këtë ndeshjes.
Spanja shënon edhe golin e katërt përball Sllovakisë
Spanja ka arritur të shënoi edhe golin e katërt kundër Sllovakisë.
Goli u shënua nga Ferran Torres në minutën e 67-të.
Ky gol erdhi vetëm pas një minute nga inkuadrimi i Torres të lojë.
Spanja trefishon rezultatin përball Sllovakisë
Spanja ka arritur të shënoj edhe golin e tretë kundër Sllovakisë.
Goli u shënua nga Pablo Sarabia në minutën e 56-të të ndeshjes.
Përfundon pjesa e parë mes Spanjës dhe Sllovakisë
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 2-0 në të mirë të Spanjës në përballje me Sllovakinë.
Kjo pjesë u karakterizua me dominim total të spanjollëve, të cilët kishin posedimin e topit dhe rastet gjithashtu.
Ata kishin rastin të kalon në epërsi qysh në minutën e 10-të të ndeshjes, por, Alvaro Morata humbi penalltinë pas pritjes së Martin Dubravkës.
Në minutën e 30-të të ndeshjes, “Furia e kuqe” arriti të kaloj në epërsi pas një gabimi trashanik të Dubravkës, i cili dërgoi topin në portën e vetë.
Deri në fund të kësaj pjese spanjollët nuk e ndalën sulmin, ata arritën të shënojnë në minutat shtesë të kësaj pjese përmes Aymeric Laporte, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me dy gola epërsi.
Spanja kalon në epërsi ndaj Sllovakisë
Spanja ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Sllovakisë.
Goli u shënua nga portjeri sllovak, Martin Dubravka në minutën e 30-të të ndeshjes.
Fillon ndeshja mes Sllovakisë dhe Spanjës.